Thursday , August 5 2021

“MOST” PARAQET PARREGULLSI TË REJA, DËNIM ME BURG PËR KEQPËRDORUESIT

Asociacioni qytetar “MOST” sot paraqiti raportin nga vëzhgimet e procesit zgjedhor nga periudha 15 tetor deri më 29 nëntor. Nga 2025 raporte janë vërejtur parregullsi të shumta, siç janë mosrespektimi i parimit të ndarjes së shtetit nga partia, presione ndaj të punësuarve në sektorin publik për të vizituar mitingje partiake, presione për votim ose sigurim të votuesve për partinë në pushtet, shpërdorim të resurseve publike. Këto indikacione përmbajnë kryerje të veprës penale dhe sipas Kodit penal, nëse vërtetohet një shkelje e tillë pason dënim me  burg nga 6 muaj deri në 1 vit. Të gjithë qytetarët që kanë vërejtur shkelje të tilla apo të ngjashme mund t’i paraqesin të njëjtat para këtij asociacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *