Thursday , August 5 2021

Mospajtime të Ahmetit dhe Selës rreth votave të shqiptarëve (Video)

BDI mori mblodhi numrin më të madhe të mandateve në bllokun shqiptar, por kjo fitore nuk e ka gëzuar kreun e kësaj partie, Ali Ahmetin. Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve preliminare në fjalimin e tij Ahmeti fajësoi partitë e reja që sipas tij ato kanë përçarë votën shqiptare.

“I kemi thirrur që partitë tjera të bëhen bashkë që të mos humbin shqiptarët. BDI ka fituar zgjedhjet, por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në radhë të parë. Nuk më gëzon fitorja e BDI-së, ne do mbetemi të vendosur që të mbrojmë doktrinën tonë para shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Ahmeti.

Por, kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela, porositi kreun e BDI-së, që fajin për humbjen e deputeteve shqiptar ta kërkojë tek partia e tij,raporton TV21.TV nga Maqedonia./ 21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *