Saturday , January 23 2021

Mojanca pa tetëvjeçare, nxënësit ecin në këmbë deri në Haraçinë

Përderisa për të gjithë qytetarët arsimi i mesëm është bërë i obligueshëm ka dhe të tjerë të cilët kanë problem serioz me arsimin fillor, transmeton Fakte. Jemi pikërisht në fshatin Mojancë dhe prapa meje është shkolla në të cilën mësohet vetëm nga klasa e parë deri në të katërt. Mësimin vijues nxënësit e kësaj shkolle, më konkretisht nxënësit e këtij fshati e marrin në shkollat periferike në fshatin Haraçinë. Përveç kësaj, ata kanë problem transportin nga ku kombit janë lëshuar pikërisht nga komuna, nuk vijnë vazhdimisht dhe nxënësit kanë ngecje në mësime në përgjithësi.

“Prej klasës së 1-4 mësojnë në këtë shkollë.Prej klasës së 5 e më tejë mësojnë në fshatin Haracinë ama çdo herë udhëtojnë në këmbë . Kombi është i lëshuar por njëherë vjen 3 ditë jo dhe neve na kanë lënë anash tash nuk dimë ç’të bëjmë, Nëse udhëtojmë në këmbë është 3 kilometra najher vjen najher jo kombi. Neve mendojmë se jemi të këtij shteti mirëpo askush nuk na përkrah”, tha njëri nga banorët e Mojancës.

“I kemi thënë disa herë drejtorit por nuk na merr në dorë”, tha një banor tjetër.

Banorët thanë se vazhdimisht kanë kërkuar ndihmë nga komuna dhe nga drejtori i shkollës mbi këtë çështje, por kërkesa e tyre nuk është përfillur, dhe tash e ca vite banorët e këtij fshati maltretohen poshtë e lartë, në kë dimër verë për të ndjekur procesin edukativo-arsimor./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *