Të nominuar për këtë çmim ishin Salah (Liverpool), De Bruyne(Manchester City), De Gea(Manchester United), Kane(Tottenham), Sane( Manchester City) dhe Silva (Manchester City).

Salah është lojtari i dytë afrikan që e fiton këtë çmim pas Ryad Mahrez që e fitoi në vitin 2016, shkruan tv21.tv

“Është nder të fitosh këtë çmim veçanërisht sepse votohet nga lojtarët tjerë, dëshiroj t’i falenderoj bashkëlojtarët e mi dhe gjithë stafin e Liverpool që më ndihmuan t’a fitoj këtë çmim”, tha Mohamed Salah.

I pyetur se çka do të thotë të bëhesh lojtari i parë egjiptian që e fiton këtë çmim, ai tha“Shpresoj të mos jem i fundit! Jam shum krenarë t’a fitoj këtë dhe kam punuar shumë”.