Saturday , June 19 2021

Mogherini në fillim të marsit do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini nga 1 deri në 4 mars do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, transmeton Fakte.

Siç njofton Delegacioni i BE-së në Podgoricë, Mogherini do të vizitojë Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë.

Gjatë vizitës së saj në rajon, ajo do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë, partive politike dhe parlamenteve.

Për vizitën e saj, ajo do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së në takimin e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë më 6 mars./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *