Tuesday , March 26 2019

MJEKU SHQIPTAR SFIDON BORËN NJË METËR, DUKE ECUR DY ORË PËR TË SHPËTUAR NJË PACIENTE

Moti i ligë, e ka rënduar gjendjen në shumicën e vendeve rurale në Shqipëri.

Disa fshatra janë bllokuar ndërsa që një mjek ka shkuar këmbë deri tek shtëpia e një paciente të sëmurë.

Infermieri Ruzhdi Bruci duke sfiduar çdo vështirësi të motit ka ecur për dy orë në këmbë mes një acari dhe të ftohti të pazakonte.

Fal gatishmërisë dhe mjekimit sipas parametrave mjekësore, pacientja është jashtë rrezikut për jetën, njofton Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Dibër.

Njoftimi i plotë i D.R.Sh Qarku Diber, pa ndërhyrje!

Sot fale punes dhe perkushtimit te infermierit Ruzhdi Bruci prane Qendres Shendetesore Selishte, ku trashesia e bores ka arritur deri ne 1 meter e gjysme, u be e mundur nderhyrja mjekesore ne kohe per nje paciente.

Pacientes nga momenti ne moment i rrezikohej jeta, ku si pasoje e nje kafshimi nga qeni gjendja e saj shendetesore u perkeqesua rende. Infermieri Ruzhdi Bruci duke sfiduar cdo veshtiresi te motit ka ecur per dy ore ne kembe mes nje acari dhe te ftohti te pazakonte, ku fale gadishmerise dhe mjekimit sipas parametrave mjekesore, pacientja eshte jashte rrezikut per jeten.
Per kete sakrifice sublime dua te falenderoj Drejtuesin e Qendres

Shendetesore Selishte Dr. Jetmir Tafen dhe Administratorin e njesise administrative per nje bashkepunim teper korrekt.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *