Wednesday , April 21 2021

MINISTRJA KANÇESKA SY MË SY ME PROKUROREN FATIME FETAI, NË GJYKATËN THEMELORE

Para pak çasteve është parë se ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska është paraqitur sot në Gjykatën Themelore Shkupi-1. Ajo në gjykatë ka hyrë nga dera e pasme që e përdorin të punësuarit, për t’i ikur kamerave, që e pritnin para gjykatës.

Ministrja Kançevska, sot do të ballafaqohet me faktet e prokurores speciale Fatime Fetai. Prokuroria Publike Speciale, ka ngritur akuza ndaj ministres për keqpërdorim të buxhetit të kësaj ministrie në rastin “Tender”, të cilin e publikoi të enjten e kaluar  Prokuroria Publike Speciale.  Gjatë ditës pritet që gjykata të vendos masat e propozuar nga PPS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *