Tuesday , December 11 2018

Ministrja austriake: Mbështesim Shqipërinë drejt integrimit në BE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim në Tiranë me homologen austriake. Në fjalën e mbajtur Bushati theksoi se me ministren diskutuan jo vetëm marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, por edhe në lidhje me situatën në rajon.

Ndërsa, ministrja austriake Karin Kneisi theksoi se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në përpjekjen e saj drejt BE-së. Ju jeni pjesë e Europës, në zemër të kontinentit europian.

Janë disa kushte që ne duhet t’i përmbushin dhe kur përmbushet ai ndiqet hapi tjetër. Ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë rrugë dhe ju përgëzoj për përpjekjet e arritura.

Në mbylljes të fjalës time dua t’u them se për çështjet e interesit kombëtar vendi duhet të jetë i bashkuar”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.