Ministria e punës: Të punësuarit nga lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc të liruar nga puna deri të premten 19.08.2016

Ministria e punës dhe politikës sociale në bazë të normave ligjore në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 13 gusht ka bërë të ditur se urdhëron të gjitha organet shtetërore dhe institucionet tjera relevante përfshirë këtu edhe në nivelin lokal që të lirojë nga puna nga 15.08.2016 e hënë deri më 19.08.2016 e premte, të gjithë të punësuarit nga lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc, njofton Zhurnal.

Gjithashtu ministria e punës ju rekomandon edhe kompanive private që në këtë periudhë kohore të lirojë nga puna banorët e lagjeve të lartëpërmendura, njoftojnë nga MPPS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *