Wednesday , April 21 2021

Ministri shqiptar nuk e di nëse qeveria maqedonase do ta paguaj qeranë e UNT-së

Ministria e arsimit nuk ka zgjidhur dilemën e lokacionit per universitetin “Nënë Tereza” dhe as nuk ka përgjigje konkrete per shpalljen e konkursit per regjistrimin e studenteve ne vitin e pare por ministri i arsimit Pishtar Lurfiu tashmë shpalli të hapur konkursin per pranimin e 84 të punësuarve per staf akademik, transmeton Fakte. Sipas Lutfiut, ish objekti i Bankës Komerciale si objekt per realizimin e mësimit, siç ëshrë thënë deri tani, është kontestuar nga komisionet amë të universitetit të cilët kanë propozime per lokacione të rеја.

“Unë me qellim per t’i ikur barrës së qerasë e kam propozuar nje objekt shtereror por nga komisionet amë kemi pasur propozime per disa objekte alternative të cilat janë në qendër të qytetit. Unë do t’i propozoj qeverisë dhe nëse qeveria bie dakord qe te paguaj qera, atëherë në rregull. Është e drejtë e komisioneve amë që të propozojnë alternativa. Përderisa ata nuk miratohen nga qeveria, ngelet objekti i ish bankes komerciale”, tha Pishtar Lutfiu, minister i Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *