Wednesday , July 28 2021

Ministri Lutfiu kundëtshton peticionin e studentëve

Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu arsyeton regjistrimin e Universitetit Nënë Tereza me adresë të njëjtë zyrtare si Universiteti i Evropës Juglindore, me nevojën për përshpejtim të procedurës. Sipas Lutfiut, në kohën kur është bërë kërkesa për regjistrim të UNT-së në regjistrin qendror, vendndodhja e zyrave të rektoratit akoma nuk ishte përfundimtare. Lutfiu thotë se organet e UNT-së, javën e ardhshme do të bëjnë kërkesë për ndryshimin e adresës.
“Me që akoma nuk kishim vendim qeverie për adresën që tashmë është zyrtare për rektoratin e universitetit që është këtu në qendër, e pamë të arsyeshme me që UEJL ka shtri dorën e bashkëpunimit me UNT-në, të vendosim përkohësisht adresën e UEJL me qëllim që të mos bëhet pengesë në kohë dhe dokumentacion”, deklaroi ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu.
Peticionin e studentëve të UEJL-së që kundërshton ndarjen e hapësirave të objektit të tyre me studentët e UNT-së, Lutfiu e konsideron të panevojshëm.
“Nuk besoj se është çështja për peticion. Ata duhet përkundrazi të shtrinë dorën për universitetin e ri dhe për kolegët e tyre”, tha Lutfiu.
Së fundmi, me një vendim që është shtyrë disa herë, Qeveria ka miratuar edhe kuotat për 1220 studentë në universitetin e ri. Fillimi i mësimit, premtohet të bëhet javën e ardhshme. Nga ana tjetër peticioni i studentëve të UEJL-së që kundërshton ndarjen e hapësirave të përbashkëta me studentët e UNT-së dhe shkrirjen e mundshme të tyre, është në ditën e dytë dhe deri tani e kanë nënshkruar rreth 260 studentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *