Thursday , August 5 2021

Ministri Lekaj: Rruga Kaçanik – Han i Elezit hapet nesër në ora 9 !

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një intervistë në emisionin “Puls” të KTV-së, ka treguar se kur do të lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik – Han i Elezit.

Ai tha se kjo do të bëhet qysh nesër (e martë) me fillim nga ora 9.

“Them që nesër në ora 9:00 në mëngjes do të lëshohet rruga për qarkullim dhe mendoj se i kemi kryer punët në afat”, ka thënë Lekaj, përcjell Fakte.

Rruga Kaçanik – Han i Elezit ka qenë e mbyllur që nga data 8 maj e këtij viti nga Ministria e Infrastrukturës e cila pati thënë se kjo po bëhet si pasojë e rrezikut që paraqet ajo rrugë.

Mbyllja e saj erdhi pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët ranë në lumin Lepenc më 28 prill, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumë.


Lekaj ripërsërit se ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë nuk prek zonën e Manastirit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ripërsëritur se ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë, nuk ka prekur zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, “është për të ardhur keq që një institucion fetar del kundër diçkaje që është në shërbim të qytetarëve”.

Ai thotë se reagimi i Manastirit të Deçanit, kundër rrugës Deçan – Plavë, duhet të studiohet mirë.

“Është bërë më tepër politikë. Nuk janë ndalë punimet. Na është dukur se nga një lajmërim i dikujt nga manastiri se kompania ka hyrë në zonën e mbrojtur. Kompania pas rrëshqitjeve është dashur të hyjë që të sanojë problemet. Është për të ardhur keq që një institucion fetar që rrugën ekzistuese të del kundër diçka që është në shërbim të besimtarëve, qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Duhet të studiohet mirë. Jemi të interesuar pa e cenuar asnjë institucion të vazhdojmë punën. Jam i bindur që Manastiri i Deçanit do të vendosë pro asaj rruge. Është në shërbim të manastirit. Institucionet fetare duhet të jenë prijëse të së mirës. Manastiri duhet ta vlerësojë sjelljen e qytetarëve të Deçanit. Historikisht e kanë mbrojtur atë kishë dhe mendoj se ai manastir duhet të hapet dhe duhet që të lejohet të ndërtohet rruga. I bëj ftesë të gjithë ambasadorëve dhe gjithë atyre që kanë menduar se po prishet ambienti i Kishës të dalim në praktikë dhe të shohim se nuk preket asgjë, por që po kryhet gjithçka në rregull sipas kontratës”, ka thënë Lekaj në Puls të KTV-së.

Lekaj ka folur edhe për deklaratat e opozitës se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të rrëzohet së shpejti.

“Që 8 muaj kanë thënë se kjo qeveri do të bie, por ne po e vazhdojmë punën. E përsëris se kjo opozitë nëse i ka numrat le ta rrëzojë qeverinë. Por opozita s’ka kauzë, as hapësirë kritike, pos fjalë boshe andaj po e vazhdojmë punën. Qeveria e ka shumicën parlamentare. I ka mbi 70 deputetë që e mbështesin qeverinë dhe ne po e kryejmë punën tonë. Qeveria po funksionon si duhet, por opozita duhet të ndërrojë fjalorin”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *