Sunday , November 18 2018

Ministri i jashtëm gjerman viziton Maqedoninë

Ministri shtetëror për Evropë i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth sot do të qëndrojë për vizitë zyrtarenë Maqedoni.

Roth në Ohër do të ketë takim me nikoqirin e tij, Nikolla Dimitrov, me ç’rast të dytë do të marrin pjesë në debatin interaktiv me temë “Maqedonia në rrugën drejt BE-së”.

Fokusi i debatit do të jetë mbi përfitimet e anëtarësimit në BE në avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, promovim i politikave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe nxitje të eko aktivizimit të qytetarëve”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, percjell Fakte.

Debati organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Gjermanisë, në bashkëpunim me komunën e Ohrit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë. Në ngjarje është paraparë të drejtohet kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli.

Gjatë qëndrimit në Ohër, ministri Roth do të shqyrtojë monumentet kryesore të qytetit, ndërsa do të vizitojë edhe parkun nacional të Galiçicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.