Ministri i Ekologjisë Ameti shpërfill pyetjet për Jugohromin! (Video)

Ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti, nuk ka pranuar të flet as sot për shqetësimin e madh që kanë banorët e Pollogut për shkak të ndotjes që shkaktohet nga kombinati i Jugohromit.

Ai sot refuzoi të përgjigjet në pyetjet e Alsat-M lidhur me këtë problematikë.

Afati për vendosjen e wltrave po afrohet ndërsa nuk është ndërmarrë ende asgjë. Nuk vlejnë standardet ekologjike për kombinatin Jugohrom?

“Në kuadër të javës evropiane të mobilitetit, kemi organizuar sot një aktivitet mjaft të bukur , është një ngjarje e cila është për ta marrë shembull , do të fokusohemi sot në këtë temë”, u përgjigj Ministri i Ambientit, Bashkim Ameti.

Kjo javë për qytetarët e Tetovës nuk është aq e kënaqshme, do shkelet edhe ky afat për vendosjen e filtrave?

“Të ndikojmë të gjithë së bashku që ta mbrojmë ambientin…”, tha Ameti.

Po vendosja e filtrave?

“Sigurisht, do të fokusohemi sot në këtë aktivitet”, u përgjigj Ameti. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *