Wednesday , August 4 2021

Ministri i drejtësisë: “Do ta ndjekim procesin me kujdes”; Asnjë përgjegjësi nga pushteti për vrasjen e Almirit

Ministri drejtësisë nga radhët e BDI-së Valdet Xhaferi në një konferencë për shtyp ka deklaruar ai si ministër dhe pjesa tjetër e shqiptarëve në ekzekutiv do ta ndjekin me kujdes rastin e Almirit, shkruan Fakte. “Ne do ta ndjekim me kujdes të veçantë procesin dhe shpresojmë se vrasësi famëkeq do të merr dënimin e merituar” – deklaroi ministri Xhaferi.

Deri më tani askush nga pushteti nuk ka thënë asnjë fjalë për përgjegjësi, qoftë morale ose politike, për faktin që shqiptarët janë lënë në mëshirën e fatit dhe pa asnjë mbrojtje institucionele. Përkundrazi, diskriminimi etnik mbi shqiptarët tanimë po merr jetë edhe të fëmijëve./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *