Thursday , December 13 2018

Ministri i Besës po heton Drejtorin e BDI-së

Ministri i kulturës në Maqedoni, nga radhët e Besës së Afrim Gashit, Asaf Ademi, ka bërë të ditur se është ngritur procedurë parahetimore kundër Teatrit Shqiptar në Shkup, drejtor i së cilës është Adem Karaga nga radhët e BDI-së, shkruan Fakte. Bëhet fjalë për keqpërdorime në rikonstruimin e këtij teatri, i cili po zgjat tanimë pesë vite dhe në vend të 8 milionë eurove, sa ishte paraparë në fillim, ai tani do të kushtojë 9.1 milionë euro.

Ministria e kulturës ka punlikuar edhe Analizën për rikonsttuimin e Tatrit shqiptar në Shkup, e cila filloi në vitin 2014 ndërsa duheshte të përfundojë në mes të vitit 2015. Edhe Prokuroria Specile ka shprehur interesim për këtë rast./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.