Saturday , January 23 2021

Min. e Financave ka përpiluar listë për kompenzim, qytetarë të revoltuar, nuk janë nē listë

Po kërkojnë emrin e tyre në këto lista për t’u informuar se ku duhet ta marrin avansin në lartësi prej 500 eurove. Këto lista janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe komisionin për vlerësimin e dëmeve. Por një qytetar thotë se edhe pse ka kërkuar në të gjitha listat e publikuara, ai nuk ka mundur të gjejë në to emrin e tij, pavarësisht se  para disa ditëve, komisioni për vlerësimin e dëmeve kishte qenë në shtëpinë e tij, transmeton Fakte. 

“Kam kërkuar deri tash nuk jam askund në listë, jam afër një orë këtu duke kërkuar emrin edhe pse është shumë nxehtë por nuk qenkam në listë. Krejt listat i kalova por nuk jam askund, po komisioni ka qenë ka mare të gjithë shënimet shtëpia është krejt  e shkartuar. Komisioni ka qenë tek shtëpia ime para 5 dite. Me telefon kemi provuar por nuk ka shanse me zanë lidhjen”, u shpreh Avdi Iseni, Banorë.

Një banor nga Hasanbegu konsideron se  përgatitja e listës për të gjithë ato emra në të,  nuk është bërë  edhe aq si duhet.

“Janë interesuar me i ndihmua këtij populli janë në pyetje 30 mijë denarë, janë disa emra këtu por populli është i dëshpëruar nuk janë të gjithë këto emra të caktuar si duhet”, shtoi Jusuf Ramadani, Banorë.

Ministria e Financave kishte publikuar një numër telefonik se ku duhet të lajmërohen personat që janë dëmtuar nga vërshimet e 6 gushtit për të dhënë të dhënat e tyre. Mirëpo kjo metodë dështoi sepse, në pjesën më të madhe të kohës, ky numër ishte  i pakapshëm. Tani, si metodë të re për informim, Ministria e Financave në bashkëpunim me komisionin për vlerësimin e dëmeve përpiloi këto lista./TV21

https://youtu.be/VpaWCKsq2UE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *