Wednesday , August 4 2021

Milloshoski: Plani për ndryshim të emrit dhe integrim në BE dhe NATO, në 11 pika!

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në profilin e tij në FB ka publikuar “planin për ndryshimin e emrit të vendit” dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, shkruan Fakte. Ai këtë proces e ka përcaktuar në 11 pika me hapa të konkretizuar dhe me data konkrete. Ky është plani sipas Milloshoskit:

1. Definimi i emrit të ri në ditët në vijim, mes kanaleve të veçanta të Zaevit dhe Ciprasit,

2. Nënshkrimi i Marrëveshjes për ndryshim të emrit mes Zaevit dhe Cipras në takim në Prespë në fillim të qershorit,

3. Marrëveshja votohet me 61 vota në Kuvendin e Maqedonisë,

4. Greqia dërgon letër NATO-s për miratim të anëtarësimit të Shkupit me kusht (ndryshim të Kushtetutës)

5. Greqia dërgon letër BE-së për përkrahje të bisedimeve për anëtarësim të Shkupit, me kusht (brenda 12 muajsh të ndryshojë Kushtetutën),

6. Më 29 Qershor Zaev do të ftohet në Samitin e BE-së ku zyrtarisht do t’i jepet data për fillim të bisedimeve,

6a. Më 11 dhe 12 Korrik Shkupi do të marrë ftesë zyrtare për anëtarësim në NATO,

7. Referendumi do të mbahet në tetor,

8. Në bazë të pritjes së Zaevit se LSDM dhe partitë shqiptare do të miratojnë ate, deputetëve të opozitës me qëndrime të ashpra kundërshtuese do t’u bëget presion nëpërmjet PSP-së

9. Marrëveshja për ndryshim të emrit do të vijë në parlamentin grek, pastaj edhe në vendet tjera do të fillojë ratifikimi për anëtarësim në NATO,

10. Vendet e OKB-së, BE-së dhe NATO-s  do të pranojnl emrin e ri të Shkupit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *