Tuesday , June 22 2021

Milloshoski: BDI-së nuk i interesonte për mandatin e PSP-së

Koalicionimi i mundshëm mes LSDM-së dhe BDI-së për anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, është vetëm pushteti dhe asgjë më shumë. Milloshoski në emisionin ARENA në TV SHENJA, tha se partia e tij nuk do të rrijë duarkryq dhe se do t’i mbrojnë interesat e votuesve të tyre.

“Ne u urojmë shumë sukses LSDM-së dhe BDI-së në marrëveshjet dhe interesat e përbashkëta, por njëkohësisht i porosisim se ne nuk do të rrijmë duarkryq dhe do të veprojmë në përputhje me të gjitha parimet e lejuara demokratike dhe do ti përdorim të gjitha mjetet e duhura dhe të mundshme për të mbrojtur vullnetin e popullit i cili ishte qartë i shprehur më 11 dhjetor”, tha Milloshoski.

Ndërsa sa i përket të drejtave të shqiptarëve, Milloshoski tha se partia e tij gjithmonë ka pasur qëndrim pozitiv dhe asnjëherë nuk ka kufizuar të drejtën e shqiptarëve. Sa i përket bisedimeve që VMRO DPMNE-ja i filloi me BDI-në pasi mori mandatin nga Presidenti Ivanov, Milloshoski tha se me partinë e Ahmetit diskutuar tre tema, Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, PSP-ja, dhe tema e tretë ishte si do të dukej Qeveria sipas pushtetit ekzekutiv. Ai shtoi se BDI në të vërtetë nuk insistonte fare për vazhdimin e mandatit të PSP-së.

“Në aspekt të Qeverisë dhe PSP-së u harxhuan 10 % energji dhe kohë se si të zgjidhen këto dy pika, ndërkohë për Qeverinë kishim qëndrimin se do të duhet të vazhdojë në mënyrë të ngjajshme siç ka qenë deri më tani. Për PSP-në kemi thënë se nuk do të ndërhymë në mandatin e saj, as për ta shkurtuar as për ta vazhduar. BDI dilte në opinion si parti e cila mbështet vazhdimin e mandatit të PSP-së, por në bisedimet me ne nuk insistonte aq shumë dhe thanë se do të mund të biem dakord, se ne nuk kemi rënë dakord, pra ky ishte qëndrimi i BDI-së”, tha Milloshoski.

Ai tha se të vetmin mospajtim me partinë e Ahmetit e kanë pasur për përdorimin e gjuhës shqipe dhe kjo ishte edhe arsyeja se pse bisedimet mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së përfunduan pa ndonjë marrëveshje./SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *