Sunday , October 21 2018

Milani i bashkohet garës për Martialin

Klubi i madh italian, Milani i është bashkuar interesimit për sulmuesin anësor të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Martial ka shprehur pakënaqësitë me situatën e tij te Djajtë e Kuq, ku po luan pak nën urdhrat e Mourinhos.

Kjo situatë ka bërë që Martial të shprehur pro largimit nga Old Trafford dhe nuk kanë munguar skuadrat e interesuara për të.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Milani është klubi i fundit që ka treguar interesim për reprezentuesin e Francës, Martial.

Një numër i klubeve janë të interesuar në sulmuesin e talentuar, i cili duket se nuk ka rrugëdalje tjetër pos largimit nga Unitedi.

22-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Juventusin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin.

Martial u la në stol në fitoren e mbrëmshme (e enjte) të Unitedit ndaj Leicester Cityt në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier.

Për francezin ka pasur edhe skuadra angleze të interesuara, por atje është mbyllur afati kalimtar dhe Martial duhet të shikojë kampionate tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.