Tuesday , December 18 2018

Milan Radioicic sot ka hyrë në Kosovë, policia po e kërkon atë për vrasjen e Ivanoviqit

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në veri të Mitrovicës për të arrestuar të dyshuarit për vrasjen e Olivier Ivanoviqit.
Ndonëse në pranga përfunduan katër të dyshuar, njëri nga kryesorët ka arritur të mos arrestohet.

Sipas mediave vendore Milan Radioicic, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit, në orët e hershme të ditës së sotme është kthyer nga Beogradi, në takimin që e kanë pasur me Vuciq.

Sipas burimeve, aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij, porse policia po e kërkon atë.

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se policia nuk ka mundur ta gjej sot Radoicicin në shtëpi në momentin e bastisjes, por sigurisht se edhe ai do të kërkohet vazhdimisht.

Ndryshe, qytetarët serb, për dallim të herave të tjera, sot nuk iu kanë përgjigjur alarmit në Mitrovicën Veriore.

Edhe ata që kanë dalë nga shtëpitë e tyre kanë dalë kryesisht për kureshtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.