Tuesday , December 11 2018

Milan një hap larg goditjes së madhe

Skuadra e Milanit duket se ka gjetur ekuilibrat e duhur pasi në ndeshjet e fundit ka arritur disa rezultate positive. Natyrisht që kuqezinjte janë shumë larg Juventusit në cilësi, por drejtuesit e klubit kuq e zi kërkojnë të ngushtojnë disi diferencën.

Milani ka arritur marrëveshjen me brazilianin Paqueta i cili pritet t’i japë një tjetër marsh kuqezinjve në fazën sulmuese. Gjithesesi kuqezinjtë kanë nevojë për një lojtar që krijon por edhe që mbron dhe emri më i lakuar është Paredes që aktivizohet me skuadrën e Zenitit në Rusi.

Ai ka luajtur edhe më parë në Itali me skuadrën e Romës dhe ambientimi me futbollin Italian nuk pritet t’i marrë shumë kohë. Një tjetër emër është edhe Ramsey, por për mesfushorin e Arsenal, interesohen shumë klube të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.