Tuesday , December 18 2018

Mijëra persona në funeralin e gazetares së vrarë bullgare

Mijëra njerëz i kanë dhënë sot lamtumirën Viktoria Marinovës, gazetares së re bullgare, e cila u përdhunua dhe u vra të shtunën e kaluar nga një 21-vjeçar i entitetit etnik rom, i quajtur Severin Krassimirov, bëri të ditur shtypi vendas.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në mëngjes në kishën ”Sveta Troitsa” në Ruse, qytet në Danub, në veri të Bullgarisë, ku jetonte dhe punonte Marinova në një televizion lokal.

Për të ruajtur zonën e funeralit, policia kishte shtuar prezencën e saj.

Në parlament, kryeministri Bojko Borisov siguroi gazetarët se janë të gjitha masat janë marrë për të kundërshtuar çdo eventualitet përshkallëzimi dhe tensioni në qytetin Ruse.

Në të njëjtën kohë, kryeministri i bëri apel medias të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të mos provokojnë tensione etnike.

Në një intervistë dje në televizionin bullgar ”Nova Nova”, nëna e vrasësit, Nadezhda Krassimirova tha se Severin kishte probleme psikike.

Media bullgare informoi sot se autoritetet gjermane kishin deklaruar zyrtarisht se, Severin Krassimirov, i arrestuar në Stade tre ditë më parë, do të ekstradohej në Bullgari në 10 ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.