Tuesday , July 27 2021

Mijallkov merret në pyetje në Gjykatën Penale (FOTO)

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov dhe anëtari aktual i Komitetit ekzekutiv të VMRO – DPMNE-së, Sasho Mijallkov, sot është paraqitur në Gjykatën Penale Shkup ku sipas informatave, duhet të jep dëshmi për rastin “Arka” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në të cilin është njëri prej të dyshuarve, njofton Portalb.

Mijallkov në Gjykatë ka hyrë ka hyrë nga hyrja e mesme lindore e Gjykatës, bashkë me dy persona tjerë.

Përveç Mijallkovit, sot duhet të dëgjohen edhe ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Nebojsha Stankoviq.

Rreth 15 minuta përpara se të arrijë Mijalkovi, disa përfaqësues të policisë speciale që e kanë ruajtur Gjykatën për shkak të seancës “Lagjja e Trimave” e kanë bllokuar hyrjen e mesme të Gjykatës dhe nuk i kanë lejuar ekipeve të gazetarëve të presin përpara derës, ashtu siç ka qenë më parë.

PSP për Mijallkovin dhe për dy të dyshuar të tjerë në rastin “Arka” ka kërkuar nga Gjykata që t’u shqiptohen masa kujdesi.

Edhe pse procedura hetimore për “Arka” ka qenë e hapur nga fundi i shtatorit, tre të dyshuarit, madje sot do të dëgjohen nga gjykatësi në procedurë paraprake pasi që PSP ka kërkuar ndërrim të gjykatëses kompetente për këtë lëndë për shkak të ekzistimit të dyshimeve që e njëjta të veprojë me paanshmëri, me arsyetimin se vëllai i bashkëshortit të gjykatëses ka qenë i lidhur me ndërmarrjen “Finzi”, e cila është e përfshirë në rastin “Arka”. Megjithatë Gjykata e Apelit e hodhi poshtë kërkesën e PSP-së.

Sipas PSP-së, të dyshuarit nëpërmjet ndërmarrjes “Finzi”, me të cilën në një periudhë ka udhëhequr tanimë i ndjeri Kosta Kërpaç, ka blerë pajisje për DSK-në dhe e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 862.045 euro. /Portalb

 Sasho Mijallkov

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *