Thursday , April 22 2021

Mijallkov ka përgjuar Ahmetin, Thaçin, Xhaferin, Janakievskin, Janlullovskën…

Ali Ahmeti është përgjuar në dy numra – numri i parë 338 ditë, numri i dytë 867 ditë, derisa  Menduh Thaçi në dy numra është përgjuar 1257 ditë, Lube Boshkovski është përgjuar në dy numra 125 ditë, Musa Xhaferi është përgjuar 1658 ditë, Hari Kostov është përgjuar 732 ditë… Kështu ka thënë të premten Prokurorja speciale, Lençe Ristovska, sipas të cilës, politikanë tjerë me numër më të madh të ditëve që janë përgjuar janë Imer Selmani – 920 ditë, Gordana Jankullovska -732 ditë, Mile Janakievski është përgjuar në tre numra: numri i parë 732 ditë, numri i dytë 553 ditë dhe numri i tretë – 816 ditë. Ristovska tha se nga ajo që Prokuroria Speciale e posedon si material, është bërë keqpërdorim nga Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, ndërsa siç është shprehur ajo, “të gjitha argumentet na dërgojnë drejt asaj se DSK ka përgjuar, që do të thotë se nuk ka lidhje me shërbimet e fshehta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *