Thursday , June 24 2021

Mijallkov: Deklarata e Zekirit, gënjeshtër e kulluar. Të kërkojë falje ose do ta padis për shpifje!

Pas deklaratës së deputetit të LSDM-së Muhamed Zekiri se mbrëmë në orët e vona të natës në një lokal ishte sulmuar nga truprojet e ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov, është deklaruar edhe ky i fundit, shkruan Fakte.

“Deklarata e dhënë nga Muhamed Zekiri është gënjeshtër dhe shpifje. Rreptësisht i dematoj manipulimet se dikush nga sigurimi im e ka sulmuar. Nëse në afat sa më të shkurtë të mundshëm nuk kërkon falje, kundër tij dhe kundër mediumeve që shpërndajnë kësi dezinformata do të ngrejë padi” – ka deklaruar Mijallkov.

Ndryshe, pas mesnatës së kaluar Zekiri kishte deklaruar se truprojet e Sasho Mijallkov e kishin sulmuar fizikisht dhe e kishin nxjerrë nga lokali “Dion”./FAKTE.Net

2017-02-19 09.40.42

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *