Tuesday , December 11 2018

Mickovski në mbrojtje të filmit që fyen UÇK-në dhe shqiptarët

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare,  Hristijan Mickoski në profilin e tij në rrjetin social facebook ka vazhduar me akuza ndaj qeverisë aktuale, në shkrimin e tij ai gjithashtu ka reaguar në mbrojtje të filmit kontrovers“Tallje me Krishtin”, duke akuzuar Qeverinë  për “ndalesën” e transmetimit të filmit. Mickoski akuzoi Qeverinë se ka persekutuar familjen e regjisorit të filmit Jani Bojaxhi, babai i të cilit sot ishte ndaluar nga MPB-ja nën akuzat për vjedhje të artefakteve, percjell Fakte.

Referendum gjatë së cilit janë mbushur kuti, skandale të vazhdueshme, tenderë nga të cilët numërohen miliona, një film që e ndalon Qeveria, një regjisor familja e të cilit është objekt i persekutimit, si dhe shumë të tjera … kjo është fotografia e trishtuar e Maqedonisë sot. Pushteti nga dita në ditë po tregon tërë pafuqinë e tij dhe ligështinë, kjo nuk është betejë vetëm për emrin dhe marrëveshjen e dëmshme, kjo është betejë e çdo njëri kundër këtij pushteti, për drejtësi, dënim të krimit, për jetë më të mirë, për ardhmëri më të mirë, për Maqedoni e cila fiton” – shkruan në profilin e tij në Facebook udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.