Tuesday , December 11 2018

Mickoski: Nuk do t’i shkarkojmë Rangellovën dhe Jançevin, po përgatitemi për zgjedhje

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mënyrë kategorike i ka përgënjeshtruar informatat e pasakta dhe shtrimet në media se pasdite në seancën e Komitetit Ekzekutiv do të shkarkohen nënkryetari Mitko Jançev dhe kryetarja e Unionit të Grave, Daniela Rangellova, percjell Fakte.

Lideri i partisë opozitare për “PlusInfo” vlerësoi se bëhet fjalë për spekulime nga socialdemokratët dhe për përpjekje për ta defokusuar opinionin maqedonas nga problemet bazë në shtet dhe nga fakti se referendumi ishte i pasuksesshëm.

“Demantoj se në seancën e Komitetit Ekzekutiv shkarkim i tillë në parti. As që e kam menduar, as që planifikoj të ndodhë një gjë e tillë. Ne përgatitemi për zgjedhje dhe nuk kemi qëllim të merremi me spekulimet e LSDM-së pas referendumit të pasuksesshëm. Me Jançev kemi marrëdhënie të mira, pikërisht sot në mëngjes biseduam”, tha Mickoski dhe shtoi se bëhet fjalë për seancë të rregullt të Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.