Wednesday , September 26 2018

Mickoski: Maqedonia vazhdon të ec jashtë rrugës së BE-së

Maqedonia me Qeverinë e Zoran Zaevit vazhdon të ec jashtë rrugës së BE-së. Maqedonia nuk ka marrë rekomandim të pastër menjëherë, siç ka premtuar Zoran Zaevi dhe Qeveria, por vetëm shpresë se ndoshta vitin e kaluar në këtë kohë, do të mund të plotësohen në tërësi kriteret për përcaktim të datës për bisedime. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili ka shtuar se mossuksesi i Zaevit me planin 3-6-9, nuk mund të mbulohet me marrëveshjen me Greqinë, marrëveshje kjo, ka thënë Mickoski, asnjëherë nuk do të përkrahet nga partia e tij.
Hristijan Mickovski, lider i VMRO-DPMNE
“Kjo qeveri e paaftë nuk i plotësoi kriteret dhe kjo është konstatuar. Maqedonia me Zoran Zaevin morri marrëveshje të dëmshme për ndryshimin e emrit, por jo edhe fillim të bisedimeve me BE-në, edhe atë menjëherë. Në plan të jashtëm kemi shitje të shtetit, tregti me interesa nacionale dhe shtetërore, ndërkaq në plan të brendshëm cunami ekonomik.. Atë që Maqedonia e morri me raportin është që qershorin e ardhshëm, vitin e ardhshëm të bëhet përsëri vlerësim i situatës dhe gjithçka tjetër është gënjeshtër e larme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.