Mexhiti në konferencën e “TIKA”-s: “Islami në Ballkan”

Nënkryetari BDI-së dhe njëherit Kryetar i Çairit Izet Mexhiti është i pranishëm në konferencën “Islami në Ballkan, e organizuar nga organizata turke “TIKA”, transmeton Fakte. Izeti në Turqi ka udhëtuar me Kryeatrin e BFI-së Sulejman Rexhepin dhe me nënkryetarit e Çairit Sylejman Baki.

TIKA është agjenci qeveritare turke për koordinim dhe bashkëpunim, që kujdeset dhe investon në 140 shtete ku flitet gjuha turke dhe investimet e saj për çdo vit rriten. Vetëm në vitin 2014 buxheti vjetor i TIKA ka arritur në shumë marramendëse prej 3 miliardë e 591 milion dollarë.

Në Maqedoni, pas arrjes në pushtet të BDI-së, krerët e kësaj partie u lidhën ngushtë me udhëheqësinë e TIKA dhe deri më tani komunat e udhëhequra nga kuadrot e Ahmetit të vetmet investime i kanë nga kjo Agjenci qeveritare turke. Kryetarët e Çairit, Gostivarit, Dibrës, Sarajit… si destinacion për ndihma financiare, në vend të Qeverisë, pjesë e së cillës janë, zgjodhën Ankaranë, shkruan Fakte. TIKA ka investuar edhe në preojekte të konzervimit të monumenteve historike muslimane në vendin tonë, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë. Ndër kryesoret janë: prezervimi i xhamisë Sulltan Murat  dhe Allaxha xhamisë në Shkup, si dhe xhamisë Husein Shah në Saraj.

Kreu i Çairit dhe kreu i BFI-së kanë premtuar se pas festës së Bajramit do të fillojë ndërtimi i xhamisë më të madhe dhe më moderne në rajon, në Fushë Tophanë të Shkupit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *