Saturday , July 24 2021

Meta takim me Ali Ahmetin: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit, stabiliteti i Maqedonisë me rëndësi

Kreu i kuvendit, Ilir Meta priti në një takim liderin e BDI-së në Maqedoni. Gjatë prononcimit jashtë ambienteve të Kuvendit, Meta u shpreh se me Ahmetin u diskutua për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni dhe faktorin shqiptar atje. Kreu i Kuvendit tha se stabiliteti i Maqedonisë është me rëndësi për Shqipërinë, ndërsa duhet të zbatohet marrëveshja e Ohrit për të drejtat e shqiptarëve.

“Maqedonia dhe liderët shqiptarë atje kanë mbështetje për të dalë nga ngerci, ndërsa procesi i certifikimit të zgjedhjeve duhet të përfundojë me sukses. Maqedonia duhet të ecë përpara për stabilitetin dhe rrugën e integrimit. Me rëndësi është që të zbatohen të drejtat e shqiptarëve përmes marrëveshjes së Ohrit”- tha Meta.

I pyetur nga gazetarët se cila ishte  këshilla e tij për Ali Ahmetin dhe liderët shqiptarë në Maqedoni, Meta u shpreh se “liderët shqiptarë nuk kanë nevojë për këshilla, por për mbështetje në rritjen e bashkëpunimit për një Maqedoni evropiane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *