Wednesday , June 23 2021

Merr flakë një objekt i madh në Veternik

Një flakë e madhe ka përfshirë një objekt në lagjen Veterniku në periferi të Prishtinës.

Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin, por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes një gjë të tillë po e kanë shumë të vështirë, raporton Koha.net.

Portali ka provuar të kontaktojë me zyrtarët policorë për të mësuar më shumë detaje, por në orët e mbrëmjes të së premtes kjo ka qenë e pamundur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *