Wednesday , September 26 2018

Merkel: Tërësia tokësore e shteteve të Ballkanit Perëndimor – e paprekshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiç, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon. Zonja Merkel tha se me mysafirin e saj kanë rënë dakord për disa çështje, percjell Fakte.

” Ne u pajtuam mbi tri çështje, të cilat janë mbi të gjitha të tjerat: çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim gjithherë, sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë. Këtë ne nuk mund ta bëjmë. Nga kjo varet edhe ardhmëria evropiane e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Dhe Bosnjë e Hercegovina aspirojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, tha kancelarja Merkel, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.

Ditëve të fundit janë shtuar idetë për ndarjen tokësore të Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo ‘korrigjimin e kufirit” në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës që ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë dhe Serbisë që vazhdon ta kundërshtojë atë.

Marrëveshja është kusht për të dyja palët që të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.