Thursday , August 5 2021

Mërgimtarët bëjnë me shtëpi veteranin e UÇK-së

Humanizmi ndër shqiptarë gjithmonë ka qenë prezent. Gjendja e rëndë sociale e veteranit të UÇK-së, Sabit Dobruna, nga Llozica e Malishevës, që luftonte për mbijetesë, e pasqyruar ditë më parë në lajmet qendrore të RTK-së, preku thellë ndërgjegjen e bashkatdhetarëve tanë, përcjell Fakte.

Fatmir Gashi nga Balinca e Malishevës, që jeton në Alborg të Danimarkës, i ndau ia veteranit 3 arë truall në Malishevë për ndërtimin e shtëpisë, përcjell albinfo.ch.

Gatishmëri për ndihmë veteranit shprehën edhe shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Perëndim dhe qytetarë të shumtë nga vendi.

Kjo ndihmë u konkretizua të dielën në Malishevë, pasi në truallin e dhënë, u vu gurthemeli i shtëpisë, ndërtimi i së cilës do të fillojë së shpejti.

Sabit Dobrunës nga Llozica e Malishevës, i cili jeton i vetëm me 4 fëmijë, së shpejti do t`i ndërtohet shtëpia dhe dimri nuk do ta zërë pa kulm mbi kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *