Wednesday , October 21 2020

Mercedes-Benz mposht BMW, AUDI, zgjidhet vetura luksoze më e mirë për vitin 2018

Mercedes-Benz edhe për një vit tjetër është marka me shitjet më të mëdha të automjeteve luksoze në SHBA, duke mposhtur rivalët gjermanë BMW dhe Audi përcjell Fakte.

Gjatë gjithë vitit 2018, Mercedes-Benz shiti 315,959 automjete luksoze, duke kryesuar ndaj BMW, e cila shiti 311,014 në të njejtën periudhë.

Përkundër se mban vendin e parë në garën e automjeteve luksoze, Mercedes shiti 6,3 për qind më pak në vitin 2018 sesa në vitin e kaluar. Ndërkohë BMW ka një rritje prej 1,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Pas dy markave gjermaneve, vendin e tretë e mban Lexus, e cila shiti 298,310 automjete në vitin 2018, një rënie për 2,2 për qind nga viti i kaluar.

Audi ruajti pozicionin e katërt, duke shitur gjithsej 223,323 automjete në të njëjtën periudhë kohore.

Segmenti i automjeteve luksoze në Shtetet e Bashkuara përbënte 2.027.312 shitje në 2018, ose vetëm 0.3 përqind më pak se në 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *