Thursday , November 15 2018

Memedi godet TV AlsatM: Shpif me informacione “Od sigurni izvori”

Vesel Memedi, pas njoftimit që u liferua në media se së shpejti pritet shkarkimi dhe zëvendësimi i ministrit nga radhët e partisë së tij, ka reaguar ashpër ndaj mediave që liferuan këtë lajm, në veçanti ndaj televizionit Alsat. Memedi nuk u kursye edhe ndaj akuzave të rënda drejtuar këtij mediumi që njëherit është edhe më respektabil në Maqedoni.

Në vazhdim reagimi i Vesel Memedit:

Komenti i ditëve të fundit që u bë publik nga Tv AlsatM, dhe që më pas e përcollën edhe shumë portale tjera, që pa asnjë bazë dhe fakt tenton të nxinë ministrin e pushtetit lokal Suhejl Fazliun, e ka burimin “Od sigurni izvori,” që me porosi duan ti ekzekutojnë publikisht figurat e pastërta dhe të suksesshme, dhe ti promovojnë figurat që nuk kanë asnjë vlerë kombëtare, dhe që janë të përshtatshëm dhe të dëshirueshëm për këtë lloj grupacioni. Tv Alsat është medium që flet shqip, por ata që përgadisin komentet në emër të këtij mediumi dhe ua japin gazetarëve ta lexojnë, mendojnë vetëm serbisht.
Ministri i RDK-së Suhejl Fazliu jo vetëm që është i suksesshëm, por edhe jetë gjatë në politikë, dhe ata që përdorin metoda të nëntokës për ta ulë vlerën e këtij ministri, do të mbeten me gishta në gojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.