Monday , August 20 2018

Mej në Shkup: Vazhdoni luftën kundër ndikimit rus

ryeministrja britanike, Teresa Mej gjatë vizitës së saj në vend porositi Qeverinë të vazhdojë me reformat dhe zgjidhjen e problemeve të së kaluarës, për një të ardhme demokratike. Mej shprehu mirënjohje ndaj Shkupit për solidarizimin rreth rastit “Skripal” respektivisht dëbimit të diplomatit rus dhe kërkoi unitet në luftën ndaj ndikimit rus, përcjell Fakte.

“Kemi parë Rusinë duke vepruar në Ballkanin Perëndimor dhe përreth Evropës në mënyra të ndryshme: përmes propagandës dhe lajmeve të rrejshme por edhe sulmeve kibernetike. Së fundmi ishte sulmi me agjentë nervorë në rrugët e një qyteti në Britani të Madhe. Ishte e rëndësishme që të gjithë u bëmë bashkë në rezistencën dhe përpalljen me këtë ndikim të jashtëm. Solidarizimi i treguar nga Maqedonia dhe vendet tjera ishte shumë i rëndësishëm”, deklaroi Teresa Mej, Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Mej takoi kryeministrin, Zoran Zaev dhe kreyparlamentarin Talat Xhfaferi. Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Mbretërisë së Bashkuar pas vizitës së Toni Bleir në vitin 1999 dhe e njëjta korrespondon me përvjetorin e 25-të të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. /alsat-m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.