Në moment të fundit, deputetët e BDI-së që kundërshtuan t’i votojnë ndryshimet e propozuara nga VMRO si pasojë e Marrëveshjes katërpalëshe, ndryshuan mendje dhe votuan ndryshimet, shkruan Fakte.
Nuk bëhet e ditur çka shtyri këta deputetë të ndryshojnë qëndrim, edhepse ky nuk është rast i parë që disa deputetë tentojnë të kundërshtojnë politikat antishqiptare të kreut të BDI-së, por epilogu gjithmonë është i njejtë – nënshtrim në favor të VMRO-së. Vetëm Rafiz Aliti – Msusi nuk votoi ndryshimet duke thënë se nëse do votonte, nuk do të kishte fytyrë t’u dilte para bashkëluftëtarëve të vitit 2001.
Kësaj radhe “kurban” shkuan votiesit shqiptarë në diasporë./FAKTE.Net