Wednesday , December 12 2018

Mediat serbe raportojnë se ka nisur konfiskimi i tabelave serbe në Ranillug, demanton Policia e Kosovës

Shaban Azizi nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë se nuk janë duke konfiskuar tabelat serbe të makinave në Komunën e Ranigullut.
Këtë Azizi e ka konfirmuar për Gazetën Express, duke shtuar se nuk e kanë në plan një gjë të tillë.
“Jo se edhe neve na kanë alarmuar ata. Po nuk e di çfarë është në pyetje, çfarë propagande. Trafiku rajonal edhe stacioni policor i Ranillugut nuk është duke konfiskuar tabela”, ka thënë Azizi. Ai ka mohuar raportimet që po bëhen në mediat serbe lidhur me këtë çështje, duke thënë se Drejtoria Rajonale e Gjilanit nuk është duke e bërë një gjë të tillë.Megjithatë Azizi thotë se nuk mund të flas për policinë kufitare, pro as i përket Policisë për rajonin e Gjilanit thotë se nuk kanë marrë asgjë në këtë drejtim. Për këtë çështje Azizi thotë se kanë marrë një telefonatë edhe nga kryetari i Ranillugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.