SHARE
Boksieri kosovar Robin Krasniqi do të ndeshet me boksierin rus Stanislav Kashtanov në duelin e tij të radhës.
“Unë jam shumë i motivuar”, tha Krasniqi në konferencën për shtyp të mbajtur sot. “Për ëndrrat e mia të boksit, kurrë nuk do të heq dorë. Kjo ndeshje është gjithçka për mua dhe Kashtanov është një emër i madh në kategorinë tonë. Unë do ta mund atë, sepse e dua këtë titull të madh”.

Gjithashtu promotori i Krasniqit, Ulf Steinforth ka thënë sot se e pret një luftë të vështirë për boksierin kosovar.

“Mundësitë janë 50:50. Kashtanov është i rrezikshëm. Por kam shumë besim në disiplinën e Robinit, në vullnetin e tij të palëkundur dhe shpresoj që ta shpërblejë veten për zellin e tij të palodhur me titullin e Kampionit të Evropës.”

Ndeshja mes Krasniqit dhe Kashtanov do të transmetohet në Gjermani nga televizioni Sky Sport. /Insporti.com

SHARE