Thursday , August 5 2021

Më shumë se 600 të burgosur s’kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre për votë

Më shumë se 600 gjegjësisht 30% e të burgosurve s’kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre për votë pasi nuk kanë pasur dokument valid biometrik, shkruan televizioni “Telma”.

Problemi është paraqitur gjatë organizimit të vazhdimit të afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve, pas çka institucionet fajin ia kanë hedhur njëra- tjetrës.

Rastin e kanë shqyrtuar edhe përfaqësues të KSHZ-së dhe  Avokatit të popullit deri tek i cili kanë arritur ankesa se disa nga të burgosurit kanë pasur letërnjoftime valide, por nuk kanë qenë nëpër lista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *