Wednesday , January 27 2021

Me rebalancin buxheti i ministrave shqiptarë u zvogëlua, i Çavkovit u rrit

Me rebalancin e buxhetit jo të gjithë ministrive u është ulur buxheti. Fakte ua paraqet me shifra shumën e parave që u janë shkurtuar ministrave shqiptarë me këtë rividim të “kuletës shtetërore” por edhe resoret ku kjo shumë është rritur dukshëm,

Me ndryshimet e fundit të buxhetit të shtetit, hyrjet janë zvogëluar për 48.7 milion euro, ndërsa shpenzimet janë shkurtuar gjithsejt për 13 milion euro. Me këtë parimisht është paraparë të mos ketë shkurtime në rroga, transfere sociale.. ndërsa të anulohen shpenzimet kapitale në sasi prej 45 milion euro.

Shkurtime të buxhetit janë bërë tek Ministria e drejtësisë e cila nga totali 6.2 milion euro, hoqi dorë nga rreth 10% ose rreth 611 mijë euro. Ministrisë së ekonomisë që dispononte me 5.4 minion euro i janë marrë 440 mijë euro. Ministrisë së arsimit i janë shkurtuar 4 milion euro harxhime të parapara, ndërsa shkurtime janë bërë edhe tek Ministria e ambientit jetësorë. Edhe Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit iu ka marrë 1 milion nga 10 që kishte.

Por, jo të gjitha ministritë dhe Agjencitë i ka prekur kriza finansiare. Përkundrazi, disa prej tyre kanë përfituar shuma milionëshe nga ky rebalanc, raporton Fakte. Për shembull, Ministria për Punë të Brendshme ka përfituar 4.3 milion euro nda shkurtimet në tjerat resore. Ministria për punë dhe politikë sociale ka dalur nga ndryshimet më e pasur për 12 milion euro. Më shumë mjete kanë përfituar edhe Policia financiare, ASHAM, Agjencioni për administratë, Sekretariati për jurisprodencë etj.

Në media u bë e ditur se projektet e planifikuara buxhetore që preknin shqiptarët u anuluan për shkak të rebalancit të buxhetit. Ndër to edhe Sheshi “Skenderbeu”, Biblioteka e Tetovës etj./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *