Tuesday , June 22 2021

Me 67 nënshkrime, sot Zaev do të kërkojë mandat nga Ivanovi

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka mbledhur 67 nënshkrime dhe pritet që sot t’i dorëzojë te presidenti Gjorge Ivanov dhe të kërkojë mandat për formim të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën për mandatar për formimin e Qeverisë së re, tha Zaev pasi u zgjodh mandatar nga Kryesia Qendrore e partisë.

Pasi që Nikolla Gruevski nuk arriti që të formojë Qeveri, Ivanov vendosi kusht që Zaev, fillimisht të tregojë se ka shumicë në Parlament, ndërkaq pastaj ta merr mandatin për formim të Qeverisë. Zaev tani ka dëshmi në formë të nënshkrimeve nga deputetët, të cilët BDI mbrëmë premtoi se do t’i jep, bashkë me Lëvizjen BESA dhe Aleancën për Shqiptarët.

Analistët janë të ndarë, disa thonë se Ivanov është i obliguar që t’ia japë mandatin partisë së dytë me më shumë mandate, pasi që në të kundërtën do ta shkel Kushtetutën. Ekspertët e afërt me pushtetin, në paraqitjet e tyre publike tanimë po e përgatisin terrenin për një skenar tjetër.

Në fakt, Ivanov, mandatarin e ardhshëm, në këtë rast Zaevin, që përveç sigurimit të shumicës, ai duhet të jep edhe garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe në programin qeveritar të ketë garanci për reforma në strukturat reformuese. Cili do të ketë autorizim që të vlerësojë se a rrezikohet unitariteti i shtetit dhe në bazë të cilave kritere do të bëhet ajo, Ivanov për këtë nuk ka precizuar.

Termi “rrezikim i unitaritetit” është diskurs kryesor edhe në kumtesat e VMRO-DPMNE-së, nga ku dje arriti njoftim deri te anëtarët e partisë që nëse Zaev formon Qeveri “të dalin dhe t’i mbrojnë interesat nacionale”. Protestat filluan në natën e njëjtë, kur kryesia e partisë porositi që të mos mendojë të shkojë në opozitë.

Përskaj trysnisë së VMRO-DPMNE-së, Qeveria e re edhe më tej është e pasigurt për shkak të kalkulimeve të BDI-së. Edhe pse Ahmeti ia ka dhënë mandatet Zaevit, ai ka theksuar se ajo është vetëm formalitet dhe se për koalicionin duhet të bisedohet. Dilema e BDI-së është se ndoshta e njëjta duhet të shkojë në opozitë, pra të formohet Qeveri e Pakicës, në të cilën BDI do ta përkrahte në rrethana të caktuara, megjithatë nuk do të merrte pjesë në pushtetin ekzekutiv. Nga ana tjetër, Zoran Zaev është optimist, ai tha se pret që Qeveria të formohet në mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *