Wednesday , February 24 2021

Me 5 milion para tona, Qeveria ndërtoi “Fshatin maqedonas” në Nerez

Kompania “Tineks” mbrëmë në mënyrë solemne e hapi kompleksin “Fshati maqedonas” të locuar në fshatin Nerez në afërsi të manastirit “Shën Pantelejmon”. Etno-kompleksi ka 12.000 metra katrorë dhe është ndërtuar në stilin e arkitekturës tradicionale maqeodnase. Ka shtëpi autentike nga vise të ndryshme të Maqedonisë me kapacitet akomodues për njëqind mysafirë. Në përbërje të kompleksit janë një hoteli, restorante dhe përmbajtje plotësuese.

Me vendimin e Qeverisë, “Tineks” dhe hoteli “Kuins” – dy subjekte të cilët janë në pronësi të Vlladimir Todoroviq dhe familjes së tij, do të ekonomizojnë me kompleksin “Fshati maqedonas” në 20 vitet e ardhshme. Procedurën për zgjedhje të koncesionuesit e zbatoi Shërbimi Qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHQPPP).

Zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski në hapje theksoi se “Fshati maqedonas” është një ndër gurët më të mëdhenj në mozaikun e madh që Qeveria po ndërton në 10 vitet e fundit për të bërë rrëfim të suksesshëm turistik. “Fshati maqedonas”, tha ai, u ofron mysafirëve të huaj që për një kohë të shkurtër në një vend ta shohin tërë Maqedoninë, historinë e saj, traditën, arkitekturën, kulturën dhe të kënaqen me gastronominë dhe verërat e Maqedonisë.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska theksoi se bëhet fjalë për projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm në funksion të promovimit dhe afirmimit të thesarit të pasur kulturor maqedonas, sepse, krahas pushimit rrëzë Vodnos, “Fshati maqedonas” është një ekspozitë muzeore e sendeve, veshjeve popullore, suvenireve, prezantim i zejeve dhe traditave të vjetra.

Cvetanka Hristovska, brend-menaxhere e “Tinkes”, theksoi se vizioni i tyre është që “Fshati maqedonas” të ofrojë shërbim sipëror, qëndrim të këndshëm dhe përvojë të paharruar me përmbajtje unikate nëpërmjet të cilave promovohet kultura e Maqedonisë.

Lela Krstevska, drejtoreshë e Agjencisë për Promovim të Turizmit, tha se do të kujdesen që ta mbështesin punën e “Fshatit maqedonas” me atë që do ta ofrojnë në broshurat e tyre promovuese dhe do ta prezantojnë në panairet turistike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *