Friday , April 23 2021

Më 21 nëntor Nikolla do ulet në bankën e të akuzuarit përball Fatimes

Ish kryeministri dhe lider i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski për herë të parë do të ulet së bashku me ish ministrin Mila Janakievski dhe deputeten Daniella Rangellova në bankën e të akuzuarit, përball Prokurores Speciale Fatime Fetahi, shkruan Fakte. Gruevski dhe 13 të akuzuarit e tjerë do të përgjigjen për veprën penale “Shkaktim të dhunës” në rastin e Komunës Qendër, raportojnë burime nga Gjykata e Shkupit.

“Pas përpunimit të materialeve të pranuara nga PSP, Gjykata ka hapur lëndë me numër K.br. 1904/16, ndërsa për shkak të mbingarkesës së gjykatës me lëndë, seanca për këtë rast është caktuar më 21 nëntor në ora 10” – ka deklaruar gjykatësi kompetent për lëndën.

Ndryshe, sipas Kodit penal, Gruevski dhe të akuzuarit e tjerë mund të dënohen me 5 vite burg osë me dënim më të rëndë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *