Thursday , August 5 2021

Më 10 qershor seancë solemne në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri të ditur se më 4 dhe 14 qershor do të ketë seanca plenare, ndërsa më 10 qershor do të ketë seancë solemne në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e që do të mbahet në ambientet e Lidhjes së Prizrenit.

Veseli bëri të ditur se në seancën e 4 qershorit do të jenë në rend dite 28 pika.

Ai tha se si Kryesi i Kuvendit do të bëjnë që agjenda legjislative të lëviz para dhe po ashtu pikat që kanë mbetur të përfundojnë, përcjell Fakte.

“Jemi duke punuar për atë që jemi thirrur para qytetarëve tani, për realizimin e projekteve që lidhin me interesin e integrimit të vendit tonë euro-atlantik”, tha Veseli, raporton Telegrafi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës po ashtu njoftoi se më 10 qershor do të ketë seancë solemne në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Seanca solemne do të mbahet në Prizren, në ambientet e Lidhjes së Prizrenit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *