Wednesday , October 24 2018

McGregor-Nurmagomedov: Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini rreth kësaj përballje historike

Në orët e para të së dielës, Conor McGregor do të rikthehet në oktogon pas dy viteve mungesë.

30-vjeçari është rikthyer për titullin e peshave të lehta ndaj rusit, Khabib Nurmagomedov, në kuadër të UFC 229.

Përballja mes tyre konsiderohet si më e madhja në histori të artëve të përziera marciale, percjell Fakte.

Për të gjithë ata që kanë dëshirën të ndjekin këtë përballje, më poshtë keni të gjitha informacionet e nevojshme:

Në sa ora do të fillojë?

Vendosni alarmet pasi fatkeqësisht është vonë, përballja mes tyre pritet të fillojë në ora 04:00 të së dielës.

Conor McGregor gjatë konferencës për media Las Vegas, Nevada (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Ku do të zhvillohet?

Në T-Mobile Arena në Las Vegas, në vendin ku McGregor ishte mposhtur nga Floyd Mayweather.

Statistikat?

Khabib Nurmagomedov: 26 luftëra, 26 fitore.

Conor McGregor: 24 luftëra, 21 fitore dhe tre humbje.

Kampioni aktual i titullit për pesha të lehta në UFC 229 (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Favorit?

Shumica e ekspertëve favorizojnë paksa Nurmagomedovin, por në fund të gjithë pajtohen se rusi që aktualisht është i pamposhtur, nuk është i pandalshëm. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.