Saturday , January 16 2021

Mbyllet numërimi i votave në Dibër, fiton Rama i PS

Është mbyllur numërimi i votave për kryetar bashkie në Dibër dhe fitues është kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Muharrem Rama.

Nga numërimi i 118 kutive rezulton se kandidati i majtë ka fituar me një rezultat të thellë.

Rama numëron 18.602 vota në favor të tij, kurse Shehu 14.435.

Pas përfundimit të numërimit të votave, nëpër rrugët e qytetit kanë nisur festimet nga simpatizantët socialistë për fitoren e kandidatit Rama.

Muharrem Rama ishte në këto zgjedhje përballë kandidatit të djathtë, Sherefedin Shehut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *