Thursday , August 5 2021

Mbyllet lista zgjedhore, 1.784.416 votues, prej tyre mbi 200 mijë në listën e diasporës

Mbi 1 milion e 700 mijë votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit. Gjendja përfundimtare e listës u konstatua nga KSHZ-ja ku u bë e ditur se janë saktësisht 1 milion e 784 mijë e 416 shtetas me të drejtë vote në Maqedoni. Prej tyre, 230 mijë 122 votues që janë në listën e veçantë të shtetasve me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit por nuk janë paraqitur për të votuar kurse 20 mijë e 573 janë paraqitur dhe do të mund të votojnë në diasporë. Nga votuesit në vend, 215 janë persona të burgosur.

KSHZ-ja miratoi edhe fletët e votimit në të cilat partitë do të shënohen sipas numrit rendor të fituar me short ku do të qëndrojë emri i partisë ose partnerët e koalicionit përkatës, emri i bartësit të listës dhe logoja e partisë. Fletët e votimit do të shtypen në disa gjuhë, edhe atë sipas përkatësisë etnike të votuesve në njësitë e ndryshme zgjedhore. Diaspora dhe të burgosurit do të votojnë një ditë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, gjegjësisht më 10 dhjetor.

untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *