Sunday , July 22 2018

Mbyllet kulla e Eiffelit për dyshime mbi sulme terroriste

Kulla e Eiffelit në Paris është mbyllur për të gjithë vizitorët sot për shkak të dyshimeve se një “terrorist është parë më çantë të madhe” afër atraksionit më të madh të Francës.

Policia anti-terror ka dalë në vend të ngjarjes rreth orës 9 të mëngjesit, pas këtyre dyshimeve, raporton Daily Mail.

“Është raportuar për një person që ka mbajtur një çantë të madhe me vete afër kullës”, ka thënë një burim i policisë që ka ndihmuar në evakuimin e kullës, percjell Fakte.

Personi i paidentifikuar është parë një orë para se të hapet për vizitorët kulla Eiffel, ndërsa është larguar para se në vendin e ngjarjes të vinte policia dhe ende nuk është gjetur.

“Eiffel Tower” edhe më parë ka qenë shënjestër e sulmeve terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.